Dabulla: Lojtarët e Tiranës nuk e njohin peshën e fanelës, në kohën tonë ngjyra e kuqe ishte alergji

8 months ago 11

Ish-futbollisti i Tiranës Rezart Dabulla ka qenë kritik ndaj bardhebluve, teksa komentoi derbin e fundit, ku fitoi Partizani 2 me 1.

Në një intervistë për emisionin “Studion Sport” me Vilma Mashën në Vizion Plus, Dabulla tha se lojtarët e Tiranës nuk e dinë peshën e fanellës që mbajnë veshur, teksa shtoi se vite më parë, tek klubi bardheblu nuk lejohej ngjyra e kuqe.

“Tek Tirana derbi duhej fituar gjithmonë. Mbaj mend që në vitet e fundit që kam dal kamionat tek Tirana, Partizanai në atë kohë ra nga kategoria. Në dy ndeshje, Partizani ka marrë barazim. Përjetimi tek Tirana ka qenë shumë i madh. Në atë kohë nuk lejohej asnjë gjë e kuqe, kupucë ose çorape. Ngjyra e kuqe ishte alergji. Kjo për mua ka qenë mësim dhe ne ishim brumosur me këtë, e dinim çfarë ishte derbi. Kërkesën e tifozëve duhet ta kthesh në fitore. Lojtarët që ka Tirana nuk e dinë çfarë është derbi. Për fat të keq presioni ndikoi edhe në lojë. Tirana, pasi mbaroi pjesa e parë, në minutën e 70 goditi shtyllën. Fitorja e Partizanit ishte e merituar. Kemi problemem në mbrojetje, dhe lojtarët e Tiranës nuk kanë shkëlqyer në këtë sezon”, tha Dabulla./vizionplus.tv

Read Entire Article