Dalin pamjet, momenti i vetëdorëzimit të ish-Drejtorit të Policisë së Lezhës

2 months ago 30

Vizion Plus ka siguruar pamjet nga momenti i vetëdorëzimit të ish-Drejtorit të Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri.

Mitri ishte  i shpallur në kërkim për dosjen “REVANSHI”  dhe është vetëdorëzuar në polici ditën e sotme.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai ishte shpallur në kërkim pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK. Në 15 maj të këtij viti ndaj Mitrit ishte dhënë masa “arrest me burg” nga GJKKO.

“Sot më datë 11.09.2024, rreth orës 18:45, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, shtetasi H. M., i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”, thuhet në njoftim.

Ai akuzohet  për “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”.

Aktiviteti i jashtëligjshëm i Mitrit u zbulua pas zbardhimit të bisedave në “SKY ECC. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article