Dalin pamjet, si u futën droga dhe telefonat në burgun e Peqinit, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë (FOTO+VIDEO)

5 days ago 31
Reklamë

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar videon nga momenti kur droni ka fluturuar mbi perimetrin e sigurisë në burgun e Peqinit.

Sipas asaj që raportoi Drejtoria e Burgjeve, por edhe nga pamjet që janë zbuluar nga kamerat e sigurisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 20:40 minuta dhe për 1 minutë e 20 sekonda hodhi dy pako brenda ambienteve të burgut.

Lexo edhe :

Related Posts

Pasi u identifikua mjeti fluturues, u njoftuan menjëherë forcat e sigurisë të IEVP Peqin, të cilët, së bashku me Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve realizuan kontrolle të hollësishme në zonën e hapur dhe të mbyllur të institucionit të rregjimit të IEVP Peqin.

Pas kontrolleve të detajuara, u zbulua se një nga pakot përmbante dy aparate celularë, një iPhone 11 dhe një iPhone 11 Pro Max, si dhe tetë fisha për karikimin e telefonave. Në një tjetër pako u gjetën 380 gramë të dyshuar kanabis sativa, të ndara në doza të vogla nga 0.13-0.15 gramë, si dhe 33 doza të vogla me lëndë të dyshuar si kokainë, me një peshë totale prej 57.7 gramë.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria po hetojnë ngjarjen për të identifikuar personat përgjegjës dhe për të vënë përpara drejtësisë organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme./vizionplus.tv

Read Entire Article