Dalin SMS-të në SKY, Shullazi jashtë loje, Arben Ndoka flet me Avdylajt e Shijakut për vrasjen e Durim Bamit, Martinaj fshin kamerat në Fushë Krujë

5 months ago 65

Durim Bami rezulton të jetë një ndër personat më të vëzhguar gjatë periudhës korrik-nëntor 2020 pasi e ndjekin disa prej grupeve kriminale më të fuqishme në vend për ta ekzekutuar.

Sipas dosjes së SPAK që ka pare Vizion Plus, personat e interesuar për vrasjen e Durim Bamit dhe vëllait të tij, Valter Bami janë ish-deputeti i PS Arben Ndoka, Ervis Martinaj, Emiljano Shullazi dhe më pas Avdylajt e Shijakut.

Lexo edhe :

Related Posts

Në komunikimet në SKY që ka në dorë SPAK, dhe përmes të cilave është nisur për kryerjen e hetimeve dhe lëshimin e më shumë se 50 urdhër arresteve, zbardhen edhe rolet e secilit prej tyre.

Plani prishet disi në fund të korrikut 2020 ku merret vendimi që Emiljano Shullazi të futet në regjimit “41BIS”. Në lidhje me këtë, janë zbardhur komunikimet mes Arben Ndokës dhe Ervis Martinajt, ku ndër të tjera, ky i fundit i thotë Ndokës se “Milin e qitën jashtë loje..”.

Në këto kushte, Martinaj dhe Ndoka si organizatorë dhe financues të vrasjes së Durim Bamit kërkojnë zgjidhje të tjera dhe ata trokasin te fisi Avdylaj në Shijak, të cilët ndërkohë duan të hakmerren pasi dyshojnë se Valter Bami ka marrë pjesë te atentati ndaj Rrumit të Shijakut.

Kështu, në lojë futen edhe Avdylajt, të cilët i japin Arben Ndokës nipin e tyre, Aldo Avdylaj që të rrijë në Lezhë deri në ekzekutimin e Durim Bamit. Bashke me Samuel Ndokën, Aldo Avdylaj vihet në kërkim të Durim Bamit për ta evidentuar diku ose edhe për ta ekzekutuar.

Ndërkohë, rezulton në dosje se një moment Arben Ndoka mëson se Durim Bami dhe Valter Bami bashkë me disa të tjerë janë duke lëvizur me një Golf7 nëpër Fushë Krujë dhe këtë informacion ia dërgon Ervis Martinajt.

Por Martinaj nuk nxitohet dhe i thotë Ndokës se fillimisht duhen fshirë disa kamera sigurie që kishte vendosur bashkia, të cilat mund të kishin kapur lëvizjet e makinave që ai i kishte vënë pas vëllezërve Bami.

Martinaj thotë se do të fshinte fillimisht pamjet dhe pastaj do të vepronin. Krahas Aldo Avdylit, në lojë futet edhe njeriu tjetër i Astrit Avdylit të Shijakut, i cili është Arben Mërkuri ose i njohur ndryshe edhe si Maneci. Ky i fundit u ekzekutua në fillim të vitit 2022 pranë shtëpisë së tij.

Ndërkohë që i dërgon nipin e tij Arben Ndokës deri në vrasjen e Durim Bamit. Astrit Avdyli kërkon prej tij marrjen peng të Valter Bamit, nga i cili duket se kërkon të marrë informacion prandaj edhe e kërkon të gjallë.

Në komunikimet mes Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës dalin në skenë Gentian Bejtja dhe Naim Stafuka. Bejtja u vra disa muaj më parë në shtëpinë e tij, kurse Naim Stafuka është vëllai i Enver Stafukës së zhdukur që në vitin 2015. Të dy ata sipas Martinajt kanë “mllef” ndaj Durim Bamit dhe janë gati ta godasin.

Megjithatë, Ervis Martinaj mendon se të dy ata nuk kanë guxim ta godasin vetë Durim Bamit prandaj edhe sipas tij Arben Ndoka duhet që të dërgojë njerëzit e tij.

“Ata nuk kanë b… të godaisn, prandaj duhen njerëzit tu”, i shkruan Martinaj-Ndokës në gusht 2020.

“Durimi është të K.. hotel”

Arben Ndoka ka futur në loje njerëzit e tij, ndërkohë që Durim Bami niset për pushime në Ksamil. Njëri prej personave të Ndokës, Jozi Kraja ndjek Durim Bamin dhe e gjen në një hotel në Ksamil.

Mes të tjerash, Arben Ndoka e këshillon që “të mos dalin te kamerat e hotelit në Ksamil dhe të bëjnë shumë kujdes”.

Nga ana tjetër, rezulton sipas dosjes së SPAK se Gentian Bejtjes i kanë dërguar një foto të Durim Bamit duke ngrënë drekë në hotelin “K…” në Ksamil.

“Duke ngrënë drekë..ke çuar ndonjë njeri atje?”, i shkruan Bejtja-Ndokës.

Ndërkohë që e kanë lokalizuar hotelin ku rri Durim Bami, Aldo Avdyli dhe Samuel Ndoka nuk qëllojnë ndaj Bamit pasi kanë frikë se kapen nëse e kryejnë vrasjen aty. Ata presin ditën e nesërme, por Durim Bami i humb nga sytë.

Ndoka nis në Sarandë edhe Gentian Bejtjen dhe Arben Mërkurin, por edhe ata, ashtu si nuk arrijnë ta gjëjnë Durim Bamin.

Grupi nis të tërhiqet në 18 gusht nga Saranda duke mos e vrarë Durim Bamin. /vizionplus.tv

Read Entire Article