Debati për kryesimin e komisionit, Bylykbashi: U takon thuajse 50 deputetëve. Alibeaj: Duan ta mbajnë peng procesin

9 months ago 13

Deputetët e Partisë Demokratike, të Partisë së Lirisë dhe Partisë Republikane dolën së bashku në mbështetje të votimit të Oerd Bylykbashit në postin e bashkëkryetarit të reformës zgjedhore.

Në një konferencë për mediat Bylykbashi i cili prej 20 vitesh merret me ligjin elektoral theksoi se bashkëkryetari, garantimi i të drejtës së vetos, konsensusi për rregullat e garës elektorale duhet ti takojë grupit më të madh të opozitës si e vetmja mënyrë për garantimin e zgjedhjeve të drejta

“Pothuaj 50 deputetë të opozitës kanë kërkuar zyrtarisht që të rishikohet anëtarësia e komisionit. Kërkojmë respektimin e një tradite 20 vjeçare konsensualiteti bizpartizan mazhorancë e opozitës e cila ka garantuar sukses. Edhe kur kodi zgjedhor ne te shkuarën ka pasur problem përgjegjësia është bashkëndarë dhe përpjekjet për ta përmirësuar janë bere se bashku”, tha Bylykbashi.

Sipas      Bylykbashit, zgjedhja e mazhorancës për të mbajtur në krye të komisionit të reformës zotin Alibeaj tregon se kryeministri Rama synon të përcaktojë vetë rregullat për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndaj opozitës do të vazhdoje të bllokojë parlamentin

 “Një gjë duhet ta kemi të qartë. Edi Rama po kërkon shitblerjen e votave në parlament për të miratuar rregullat si i do ai. Opozita këtë nuk do ta pranojë, normalitet në parlament nuk do të ketë”, tha ai.

Nga ana tjetër Enkelejd Alibeaj, i cili është numri dy i PD se drejtuar nga Lulzim

Basha akuzoi kolegët demokratë se po i shërbejnë mazhorancës socialiste

 “PS dhe segmente te opozitës janë te interesuar te mbajnë peng këtë proces”, tha Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj u zgjodh bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore në fillimet e betejës mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por pas rikthimit të Bashës në krye të PD në korrikun e vitit të kaluar shumica e deputetëve dolën kundër tij dhe lëvizja e parë politike ishte përpjekja për ti hequr nga dora Lulzim Bashës ekskluzivitetin e reformës zgjedhore.

Read Entire Article