Veriu i vendit është përfshirë nga stuhi të forta dëbore, duke sjellë edhe problematika të shumta.
Reshjet e borës dhe erërat e forta kanë bërë që në qarkun e Shkodrës disa akse rrugore të bllokohen, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.
Raportohet se aksi rrugor Bogë-Qafë Thore, është i pakalueshëm ndërsa në Pukë-Fushë Arrëz dhe Fushë Arrëz-Qafë Mali-Fierzë lëvizja e mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë.
Për pasojë, këshillohet të shmanget qarkullimi në këto rrugë, pasi ka rrezik.
Problematika raportohen edhe në byppasin e Murrizit të rrugës së Arbrit, ku lëvizja e automjeteve bëhet me shumë vështirësi.
Ndërsa në qarkun e Kukësit trashësia e dëborës shkon deri nga 15 deri 30 centimetra. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme, por është i detyrueshëm përdorimi i gomave dimërore.
Sakaq Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se makineritë dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në punë për pastrimin e dëborës dhe mbajtjen hapur të akseve kombëtare. Por për shkak edhe të borës së fortë ka bllokime të herëpashershme në segmente të caktuara./vizionplus.tv