Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidave të fundit të grupit F.
Portugalia e cila kërkon vendin e parë në grup, do të përballet me Gjeorgjinë.
Për luzitanët do të luajë Ronaldo në sulm Bashkë me Felix e Conceicao. Ndërkohë, Gjeorgjia do të luajë me yllin e ekipit Kvaratskhelia.
Në sfidën tjetër Turqia përballet me Republikën çeke. Ylmaz, Arda Guler, Calhanoglu do të luajnë për Turqinë në formacionin fillestar, teksa Çekia shpreson të marrë 3 pikët.
Në krye të grupit ndodhet Portugalia me 6 pikë, ndjekur nga Turqia me 3 dhe Çekia e Gjeorgjia me nga një pikë. /vizionplus.tv