Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Çekisë.
Të parët që shënuan ishin debutuesit me anë të Mikautadze, i cili ktheu në gol një penallti në minutat e fundit të shtesës në pjesën e parë.
Për çekët barazoi Patrick Schik në minutën e 59-të, teksa Çekisë iu anulua edhe një gol për prekje të topit me dorë.
Ndeshja ishte e vlefshme për grupin F, për të cilin më vonë do të luhet sfida mes Portugalisë dhe Turkisë. Këto të dyja kanë nga 3 pikë, teksa Gjeorgjia dhe Çekia ndajnë nga një pikë. /vizionplus.tv