Kreu i Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike, Edi Paloka ishte në një lidhje direkte me emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, ku komentoi vendimin për kolegun Ervin Salianji.
I pyetur nga Shemsi Prençi se çfarë do të ndodhë me mandatin që mbetet bosh pas dënimit të Salianjit, Paloka tha se çështja është më e madhe se deputeti.
Lexo edhe :
Related Posts
Nga ana tjetër, Prençi theksoi se ai mandate nuk duhet të merret në shenjë respekti ndaj Salianjit.
“Unë mendoj që, dhe jam partizan që nuk është koha të flasim për lista. Nëse ne hyjmë në një rrugë për të rrëzuar këtë qeveri nuk duhet të mendojmë më për listat. Kjo nuk është një betejë për karrige. Çështja është më e madhe se Salianji. Moralisht jam dakord me atë që the ti, duhet të jemi në krah të çdo guximtari në kushtet që jemi sot. Të japim shembull si duhet reaguar”, tha Paloka. /vizionplus.tv