Dënohet me vdekje vrasësi i regjizorit iranian dhe bashkëshortes

9 months ago 29

Një burrë është dënuar me vdekje për vrasjen e regjizorit të njohur iranian Dariush Mehrjui dhe bashkëshortes së tij Vahideh Mohammadifar.

Mehrjui e Mohammadifar ishin varë me thikë në shtëpinë e tyre në Karaj, pranë kryeqytetit Tehran, tetorin që shkoi.

Tre persona të tjerë janë dënuar me nga 8 deri në 36 vjet burg për rolet e tyre në ndihmë të vrasjeve, tha gjyqtari i provincës Alborz.

83 vjeçari Mehrjui konsiderohej si themeluesi i “valës së re” aritstike në kinemanë iraniane.

Bashkëshortja e tij Mohammadifar, e cila ishte e përfshirë në botën e filmit duke shkruar skenare, punonte gjithashtu si stiliste.

Trupat e çiftit ishin gjetur nga bija e tyre që ishte ftuar në shtëpi për darkë, tha asokohe gjykatësi i Alborz, Hossein Fazeli-Harikandi.

Vendimi i zotëm u publikua nga faja zyrtare iraniane e internetit Mizan, ku thuhej se Fazeli-Harikandi deklaroi pranimin e krimit nga të akuzuarit, të cilët ishin arrestuar disa ditë pas vrasjes.

Fazeli-Harikandi shtoi se vrasësi, identiteti të cilit nuk është bërë publik, u dënua me vdekje sipas ligjit islamik, pas kërkesës nga familjarët e Mehrjui.

Vrasësi raportohet se kishte punuar më parë për Mehrjui dhe kishte “hatërmbetje për çështje financiare me viktimën,” citohej gjykatësi të kishte thënë për AFP. Të tjera media thonin se motivimi ishte tematika e pazakontë e filmave të të ndjerit.

Mehrjui, i cili kishte studiuar në SHBA dhe jetuar më parë në Francë u bë i famshëm në Perëndim me filmin e vitit 1969 “Lopa”, ku tregohet historia e fiksimit të një fshatari me kafshën e titullit.

Filma të tjerë të tij përfshijnë Hamun, Pema e dardhës, dhe Leila – ku flitet për një grua që nuk mund të lindë e cila inkurajon burrin të martohet sërish.

Mehrjui kishte fituar disa çmime në festivalet evropiane por filmat e tij ishin të censuruar në Iran.

Top Channel

Read Entire Article