Policia e Elbasanit ka proceduar një 27-vjeçar, i cili u denoncua nga bashkëshortja e tij, me të cilën janë në proces divorci.
Gjatë kontrolleve të kryera nga uniformat blu në banesën e 27-vjeçarit u gjetën armë zjarri dhe lëndë plasëse.
Policia bën të ditur se arma dhe lëndët plasëse i përkasin babit të 27-vjeçarit, i cili u vu në pranga.
“Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e babait të tij, shtetasit B. Ç., në fshatin Qerret, njësia administrative Labinot Mal, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 6 granata dore, 8 kapsolla detonatore, 16 krehëra dhe 330 fishekë luftarak”, njofton policia.