Dështon eksperimenti hetimor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit? Gjykata e gjen raportin të paplotë: Nuk dihet kush qëlloi i pari

5 months ago 25
Reklamë

Gjatë shqyrtimit të pamjeve filmike si edhe rezultatit të eksperimetit hetimor, gjykata e Elbasanit nuk i ka gjetur të plota përfundimet duke kërkuar llogari nga tre ekspertët.

Trupi gjykues pyeti tre ekspertët se pse nuk kishin caktuar se ku ndodhej efektivja e policisë që u plagos në këmbë, pasi rezulton se nuk janë shqyrtuar pamjet filmike.

Lexo edhe :

Related Posts

Lidhur me këtë, njëri prej ekspertëve theksoi se nuk kanë patur mundësi që të thellohen. “Nuk mund të dal në një konkluzion me këto pamje filmike”, u shpreh eksperti Arjan Hako.

Madje, sipas gjykatës rezulton edhe se ekspertët nuk kanë bërë verifikimin e pamjeve filmike për të kuptuar se kush qëlloi i pari në atë që u quajt “masakra e Elbasanit”.

Diskutimi mes trupit gjykues dhe ekspertëve:

Artan Rexhepi: Kërkuam një muaj e gjysmë kohë.

Gjykata: Ku janë qitësit? Nga ku kanë qëlluar.

Artan Rexhepi: Për mendimin tim, ngjarja ka probleme. Distanca e qitjes ka probleme.

Gjykata: Ndaj jeni thirrur si ekspertë ta përcaktoni.

Artan Rexhepi; Na ka munguar koha e nevojshme të bënim kqyrjen e pamjeve filmike.

Tre ekspertët do të zbulojnë gjetjet e tyre pas eksperimentit hetimor, nis seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn në Elbasan

Pak ditë pasi ekspertët bën provat në terren në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e disa personave të tjerë në prag të zgjedhjeve të prillit 2021 në Elbasan, ka nisur seanca gjyqësore e radhës për Arbër Paplekajn, i akuzuari kryesor për këtë ngjarje.

Pritet që tre ekspertët të japin konkluzionet e tyra para gjykatës pas eksperimentit hetimor që bën disa ditë më parë në Elbasan.

Të pranishëm në sallën e gjysqit janë edhe dy ish-nëndrejtorët e policisë së Elbasanit Nikollaq Palla dhe Albert Nushi si edhe 6 efektivë të forcave “Shqiponja”.

Gjykata kishte urdhëruar rindërtim të vendit të ngjarjes dhe riekspertim të saj pas pretendimeve të palëve për manipulime. Avokati i Paplekajt theksoi se i duhej kohë për shqyrtimin e fakteve dhe se nuk duhej nxituar me qëllim respektimin e afateve. /vizionplus.tv

Read Entire Article