Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Greqi, ku mbrëmjen e të shtunës vjehrri vrau me pushkë dhëndrin e tij. Mediat greke, referuar burimeve nga policia, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të vajzës së mitur të viktimës.
Para autoriteteve, vjehrri 69-vjeç ka deklaruara se e ka kryer këtë veprim për shkak se dhëndri i tij i keqtrajtonte vajzën. Por këto deklarata janë hedhur poshtë nga djali i tij, i cili duke qenë se punon efektiv policie, ka mohuar në mënyrë kategorike që motra e tij të dhunohej nga bashkëshorti.
Lexo edhe :
Related Posts
Në të njëjtën kohë, sipas një deklarate të marrë nga policia, dëshmohet se bashkëshortja e 69-vjeçarit, kur ka parë dhëndrin e saj, i ka bërtitur nga telefoni bashkëshortit të saj: “Stop të shtënave”. Edhe bashkëshortja e autorit, rezulton e arrestuar nga policia, si bashkëpunëtore në krim.
Sipas informacioneve, autori dhe viktima jetonin në të njëjtin pallat. Në katin e parë jetonte vajza me 57-vjeçarin dhe dy fëmijët e tyre, ndërsa në të dytin vjehrri me djalin, kunatin e 57-vjeçarit.
57-vjeçari me profesion mjek dyshohet se i ka kërkuar vëllait të gruas të zbresë në shtëpinë e tyre për të mbajtur njërin nga fëmijët, në mënyrë që ai vetë të shkojë diku me fëmijën e dytë.
“Zbrisni dhe mbajeni fëmijën se duhet të shkoj diku me fëmijën tjetër”, dyshohet se i ka thënë 57-vjeçari.
69-vjeçari e ka marrë vesh dhe ka pritur që të kthehej. Kur e gjeti në hyrje e qëlloi dy herë me pushkë. Pas vrasjes, djali i autorit, i cili është punonjës policie, ka njoftuar autoritetet./vizionplus.tv