Detjae nga masakra në Dagestan: Autorët i prenë fytin priftit dhe ekzekutuan 18 persona të tjerë

4 months ago 31

Gjithsej 19 persona, mes tyre 4 civilë, u vranë dje, 23 qershor, në sulmet e koordinuara që ndodhën në në dy qytete të Dagestanit.

Persona të armatosur hapën zjarr të dielën në një sinagogë, dy kisha ortodokse dhe një stacion policie në dy qytete të Dagestanit.

Pesë sulmues u neutralizuan nga forcat e sigurisë, njoftoi sot, Komiteti Hetimor Rus, i cili është përgjegjës për hetimet.

“Sipas të dhënave paraprake, 15 anëtarë të forcave të rendit u vranë, si dhe 4 civilë, duke përfshirë një prift ortodoks”, tha komiteti në një deklaratë të lëshuar.Gjatë operacionit antiterrorist, i cili përfundoi mëngjesin e sotëm, janë “neutralizuar” 5 persona”, shtoi ai.

Sulmuesit ishin anëtarë të një “organizate terroriste ndërkombëtare” sipas agjencive të zbatimit të ligjit.

Sulmet e koordinuara nga persona të armatosur në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala, dhe qytetin e Derbentit (më në jug), erdhën tre muaj pas një masakre në të cilën 145 njerëz vdiqën në një sallë koncertesh pranë Moskës, sulm i marrë përsipër nga grupi Shteti Islamik.

Prifti që vdiq në sulmin në një kishë ortodokse në Derbent është identifikuar si 66-vjeçari At Nikolai Kotelnikov, i cili kishte shërbyer në zonë për më shumë se 40 vjet. Terroristët që sulmuan kishën i prenë fytin priftit fatkeq në atë që zyrtarët e quajnë një vrasje veçanërisht brutale.

Në Dagestan është shpallur tri ditë zie kombëtare në vazhdën e sulmeve vdekjeprurëse, siç u njoftua pak orë më parë nga llogaria në Telegram e qeverisë lokale të republikës ruse në Kaukazin e Veriut./vizionplus.tv/

Read Entire Article