Dhamo në “Quo Vadis”: Faktorët kryesor të stresit

1 month ago 32

Sociologia Eris Dhamo, e ftuar në emisionin “Quo Vadis” tha se kohët e fundit shoqëria jonë vuan nga stresi.

Ajo bëri me dije se ne kemi krijuar një ambient të tensionuar, çka nuk ndikon aspak pozitivisht tek ne.

Dhamo përmendi gjithashtu se ndotja dhe zhurma në qytetin e Tiranës janë disa faktorë që ndikojnë drejtëpërdrejtë tek stresi.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Themi shpesh që stresi është një nga faktorët kryesor, por çfarë duhet të bëjm që të reduktojmë stresin?

Dhamo: Le të shërbejë ky ndërgjegjësim që të kujdesemi më tepër për veten dhe të afërmit tonë. A jemi ndërgjegjësuar ne mbi akumuilimin e stresit që kemi? Ne jetojmë në një mjedis të tensionuar, ndonjëherë i panevojshëm, jetojmë në një mjedis me stres, ndryshe nga modeli që Gerti transmetonte pa të bërtitura, pa presion, pa shantazhe. Ne ende nuk jemi të stërvitur për t’i kanalizuar në mënyrë të shëndetëshme. Nuk e dimë që teknologjia na ka bërë të punojmë 24 orë, pra kemi humbur bilancin jetë personale, profesionale apo familjare. Secili nga ne pyet si je, por nuk do t’ia dijë realish si je, por do të dijë me çfarë merresh. Tirana po kthehet në një metropol, me shumë zhurmë, ndotje, elemente që ndikojnë në shëndet.“Karoshi” është një term i shpikur nga Japonia dhe njësohet në vdekjet e papritura që aty është bërë me të vërtetë një problem. Pikërisht nga orët e tejzgjatura në punë, kërkesa për performancë , mungesën e rrjeteve mbështetësve sociale. Një element tjetër është që ne nuk kemi më kohë për miqtë, bisedat tona të kota në thonjëza, kemi shumë pak kontakte për qejf. Kjo na ka çuar në këtë stres dhe po i bëjmë dëm vetes. /vizionplus.tv

Read Entire Article