Dhuna ndaj 29-vjeçarës në Vlorë, avokatët e të akuzuarve: Ka vajzën 5 vjeç, ndiqet nga neurologu

4 months ago 22

Tre të akuzuarit për dhunë ndaj 29-vjeçares në Vlorë janë lënë në  burg nga gjykata. Në seancën e sotme gjykata vendosi masën e sigurisë  “arrest me burg” me afat 45 ditë për të atin e vajzës , 60-vjeçarin Astrit Bajrami, vëllanë  e saj 26-vjeçar, Ervin Bajrami dhe partnerin, Armand Janka.

Ka qenë Prokuroria që ka kërkuar “arrest në shtëpi”, por fakti që të gjithë  personat jetojnë ne të njëjtin ambient ka bërë  që gjykata të vendosë këtë masë sigurie.

Por akuzat e dhunës janë refuzuar në mënyrë kategorike nga tre të arrestuarit, teksa avokatët e tyre kanë akuzuar grupin hetimor për mungesë profesionalizmi.

Dy avokatët e çështjes Edmond Dema dhe Romarjo Meminaj kanë  theksuar  se vajza prej moshës 2-vjeçare vuante nga epilepsia, ndërsa kanë kërkuar nga policia që përpara se të dalë  me njoftim zyrtar duhet të bëjë hetime.

Sipas tyre, vajza nuk ishte e fejuar, por e martuar dhe me një femijë 5 vjeç.  Prej kohësh kurohej te neurologu dhe kishte shfaqur  probleme.  Sipas avokatëve nuk është hera e parë që policia arreston persona pa kryer hetimet përkatëse dhe kjo është mungesë profesionalizmi./vizionplus.tv/

Read Entire Article