Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona të akuzuar për dhunë në familje.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të arrestuarit kanë ushtruar dhunë ndaj grave të familjes së tyre, nënave dhe bashkëshorteve.
“Gjithashtu po nga këta specialistë u arrestua shtetasi E. V., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit:
– V. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
– R. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Sh. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv