Policia e Cërrikut ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në një familje.
Një 45-vjeçar i cili dhunoi bashkëjetuesen dhe fëmijën e saj të mitur është arrestuar.
Gjithashtu në pranga ra dhe babai i 45-vjeçarit, pasi në shtëpi iu gjetën 2 kallëpe tritoli, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).
Në kuadër të operacionit “Risku” u bë arrestimi i shtetasit V. K., 45 vjeç.
Bashkëjetuesja e tij ka kallëzuar se 45-vjeçari e dhunonte dhe kanoste për jetën së bashku me fëmijën e saj të mitur.
Gjatë këtij operacioni është vënë në pranga dhe babai i 45-vjeçarit, shtetasi Z. K., 71 vjeç.
Me qëllim trajtimin e plotë të këtij rasti, kallëzueses dhe fëmijës së saj të mitur iu janë plotësuar kërkesëpaditë për urdhra të mbrojtjes së menjëhershme dhe janë dërguar në qendrën sociale “Forumi i Gruas”, Elbasan, për të marrë asistencën e nevojshme./vizionplus.tv