Një tjetër rast i rëndë dhune është regjistruar në vendin tonë. Një 43-vjeçar në Gjirokastër është arrestuar, pasi dhunonte bashkëshorten e tij. Dhuna fizike ushtrohej në prani të vajzës së tyre të mitur.
Pas denoncimit, policia ka arrestuar 43-vjeçarin, i cili ka bërë rezistencë.
“Sapo janë njoftuar për një rast të dhunës në një familje që banonte në lagjen “Pllakë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në banesë, për të arrestuar shtetasin përgjegjës dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës”, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv/