Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 46-vjeçar, i cili dhunoi bashkëshorten e tij.
Uniformat blu bëjnë të ditur se dhuna e ushtruar ishte e vazhdueshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. D., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv