Një 29- vjeçare u dhunua nga familjarët e saj pasi dyshohet se këta të fundit donin ta martonin kundër dëshirës së saj.
Sipas Policisë së Vlorës, në pranga për dhunë në familje përfunduan, babai 60- vjeçar, vëllai, 26 vjeç dhe po ashtu edhe i fejuari i saj.
Uniformat blu bënë të ditur se e reja tashmë gjendet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, të atit të saj iu sekuestruan municione luftarake dhe një armë gjahu.
Ndërkohë një tjetër ngjarje që mund të kishte pasur pasoja të rënda u parandalua në Dibër. Dy vëllezër u konfliktuan me njëri tjetrin në fshatin Gurrë e Vogël. Policia ka ndërhyrë menjëherë pas njoftimit të marrë dhe shmangu përshkallezimin e situatës.
Njëri nga dy vellezrit përfundoi në pranga, ndërsa iu sekustrua edhe një pistoletë.
/vizionplus.tv