Digjet makina në Sukth,  shpëton drejtuesi i mjetit

4 months ago 40

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë – Durrës.

Makina është djegur në afërsi të Sukthit ndërsa mësohet se drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë nga makina pa pësuar lëndime.

Ajo që vihet re është se asnjë automjet nuk ndalet për t’i ardhur në ndihmë.

Nisma e Ministrisë së Brendshme pak vite më parë që detyronte drejtuesit e mjeteve të mbanin me vete kutinë e ndihmës së shpejtë dhe një zjarrfikëse, duket se nuk po zbatohet./vizionplus.tv

Read Entire Article