Digjitalizimi i shërbimeve financiare, Rama: Bankat të jenë në lartësinë e duhur, qeveria e fokusuar tek inovacioni

9 months ago 17

Kryeministri Edi Rama ka qenë në një takim me përfaqësues të sistemit bankar në vend dhe të industrisë së re mbi nevojën për shtrirjen e modernizimit të shtetit në digjitalizimin e shërbimeve financiare.

Rama tha gjatë takimit se Shqipëria nuk mund të jetë një vend i mbyllur karshi sistemit bankar. Ai tha se Shqipëria dhe qeveria duhet të fokusohen tek inovacioni.

“Ne nuk mund të jemi një vend i mbyllur karshi sistemit bankar, një vend që mbetet shumë i kapur në një boshllëk midis mënyrës sesi është i ndërtuar dhe funksionin sistemi ynë financiar dhe si është ndërtuar dhe funksionin sistemi financiar i ekonomisë familjare.

Nuk mund të jemi një vend që vazhdon me një volum cashi të papranueshëm në qarkullim duke pasur ndërkohë një shpenzim shumë të lartë të vetë prodhimit të letrës së parasë. Nuk mund të jemi një vend që kërkon formalizimin e ekonomisë në rrugët tradicionale të inspektimeve fizike dhe gjobave që kanë rezultuar në të shumtën e herës metodë e pasuksesshme dhe nuk mund të jemi një vend ku bankat mbeten ende shumë larg nevojës së ekonomisë kur vjen puna tek shpejtësia dhe tek eficenca e transaksioneve që për ta thënë me një fjalë të vetme edhe pagesa direkte janë në të shumtën e herës me metoda tradicionale.

Shqipëria duhet të fokusohet dhe qeveria është e fokusuar tek inovacioni. Faktikisht ne jemi në situatën kur ligji jo unë, ligji e ka të shkruar e zeza mbi të bardhë që në janar të këtij viti duhet të ishte zbatuar nga të gjitha bankat e nivelit të dytë aplikimi i protokolleve të open banking. Janari ishte një afat i përsëritur, nuk ishte afati i vënë për hërë të parë”, tha Rama, teksa u ndal edhe te masat ndaj sulmeve kibernetike të mundshme.

“Më kujtohet kur kemi folur për marrjen seriozisht të kërcënimit kibernetik. U desh të ndodhte që banka të vihej në lëvizje. Kemi një sistem bankar që ka virtytet pozitive të një sistemi tradicional, tani nuk jemi më në listën gri dhe kemi të gjitha arsyet të kërkojmë me zë të lartë nga bankat që të jenë në lartësinë e kësaj sfidë që është sfida e Shqipërisë”, tha Rama. /vizionplus.tv

Read Entire Article