Ditët e para në fermë, Roberti: Është i vetmi spektakël në Shqipëri ku evokon thelbin e familjes

5 months ago 51

Robert Aliaj Dragot është fermeri më i ri që i është bashkuar fermës. Ai hyri në “Ferma VIP” spektaklin e kaluar. Roberti foli për ditët e qëndrimit në fermë, ku u shpreh mjaft i lumtur dhe mezi pret të shijojë në vazhdim fermën dhe gjithçka që i përket fshatit.

“Do tregoj veten time në të gjitha rastet. Nuk kam ardhur për garë. Edhe po të isha në garë, njerëzit që mund t’i konsideroja të dobët do hapja rrugë t’a fitonin. Nuk dua të përfitoj në asnjë situatë. Garat kanë brenda edhe problematikat e dikriminimmit sepse është loja e të mirit dhe të keqit. Por, unë nuk besoj se ka të mirë dhe të keq, besoj se ka të ndryshëm. Të gjithë perzonazhet janë karaktere shumë të mirë. Aq pak sa i pash nuk u zhgënjeva ça pashë. Ajo që bëri të vijë këtu është atmosfera që kanë krijuar për 3 muaj. Akoma nuk kam filluar t’i shijoj. I kam shumë xhan të gjithë dhe nuk dua t’u bëj garë këtyre njerëzve që kanë sakrifikuar. Është i vetmi spektakël në Shqipëri kaq vite që unë e njoh televizionin, ku evokon seriozisht familjen, thelbin e familjes, evokon fshatin. Unë adhuroj fshatin, shpellën, adhuroj fshatin”, tha Roberti. /vizionplus.tv

Read Entire Article