“Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”. Kjo ishte deklarata e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, e cila solli mjaft reagime dhe haludime, pasi ky vendim vjen pas hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj Metës dhe Kryemadhit, të cilët janë nën hetim pasuror.
Ka qenë vetë Ilir Meta ai i cili e ka marrë i pari hapin për divorc, referuara edhe dokumentit të siguruar nga Vizion Plus.
Lexo edhe :
Related Posts
Por, ndonëse në opinionin publik nga gazetarë të ndryshëm është hedhur ideja se çifti prej disa muajsh nuk jetojnë më me njëri-tjetrin, kjo kërkesë për divorc duket se nuk ka qenë e mirëpritur nga të dy.
Monika Kryemadhi e pyetur nga Zëri i Amerikës për këtë vendim të Metës, ka thënë se do të flas në një momet të dytë, kur të mësoj arsyet e vërteta që çuan ish bashkëshortin e saj drejt kësaj rruge, kërkesës për divorc të depozituar këtë të enjte në Gjykatën e Tiranës./vizionplus.tv