“Do të hapim ambasada në Indi dhe Indonezi”, ministri Hasani në Komisionin për Çështjet Europiane: Në 2025 hapim 2 grup-kapituj të rinj

2 days ago 23

Këtë të hënë po mbahet mbledhja e Komisionit për Çështjet Europiane.

Në takim po diskutohet shqyrtimi në parim i projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2025”, parashikuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe seanca dëgjimore me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mbi ecurinë e procesit të negociatave.

Ministri Hasani tha se Projektbuxheti i vitit 2025, Procesi i Berlinit, planet për anëtarësimin dhe integrimin në BE, Integrimi dhe progresi rajonal i integrimit janë planet për vitin e ardhshëm, ku siç shprehet Hasani do të ndikojnë në hedhjen e hapave më tej në progresin evropian.

Gjithashtu ministri tha se Shqipëria ka në listën e prioriteteve të saj si pjesë e strategjisë së politikës së jashtme hapjen e disa ambasadave të reja. Një nga vendet ku diskutohet hapja e ambasadës shqiptare është India. Po kështu, ministri Hasani përmendi edhe Indonezinë si një vend me potencial ekonomik ku Shqipëria duhet të ketë seli diplomatike.

Hasani: India është fuqia e 5 ekonomike në botë. Me trajektoren për të qenë fuqi e 3 ekonomike, është e vërtetë që përfaqësia jonë është mbyllur, është hapur dikur dhe është mbyllur, kam përshtypjen për arsye paksa banale të asaj kohe. Mendoj që duhet t’i tejkalojmë të gjitha vështirësitë e asaj kohe për të parë dhe projektuar marrëdhënie të fortë përpara. Indonezia është gjithashtu jo vetëm një potencial i madh ekonomik, por ka dhe një zë të caktuar në marrëdhënie ndërkombëtare, është një vend me qasje jo pozitive për sa i përket njohjes së Kosovës.  Projektbuxheti i vitit 2025, Procesi i Berlinit, planet për anëtarësimin dhe integrimin në BE, Integrimi dhe progresi rajonal i integrimit, janë planet tona për vitin e ardhshëm, për të hedhur hapa më tej në progresin evropian. Angazhimi në organizatat ndërkombëtare, meqe jemi pjesë e organizmave si UNESCO dhe OBK. Thellimi i marrëdhënieve me SHBA, Britaninë, vendet e BE, Ballkanin perëndimor, fqinjët tanë si Italia dhe Greqia dhe partnerët ekonomikë, diplomacia ekonomike dhe tregtare për zhvillim, toli i diaspores dhe forcimi i lidhjeve me komunitetin jashtë vendit, si shërbimet e diaspores dhe në konsullata apo mbrojtja e shqiptarëve që janë jashtë. Mbështetja e Kosoves me dialog konstruktiv dhe bashkëpunim të ngushtë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme shtoi se është parashikuar  një buxhet me 635 mln lekësh rritje shtesë.

Hasani: Kemi parashikuar një buxhet me 635 mln lekesh rritje shtesë, ose 20 për qind në krahasim me vitin e kaluar, angazhim të palëkundur për forcimin e diplomacisë. Në këtë buxhet përfshihet mbështetja përfaqesive të reja, misione diplomatik e konsullore, forcimi i marrëveshjeve për asociim-stabilizim me BE dhe vendet e rajonit, forcimi lidhjeve me BE dhe organizmat ndërkombëtare. Mbështetje për diasporën, rrjeti efektiv për shqiptarët jashtë dhe mbështetje për shërbimet ekskluzive jashtë.

Ministri Hasani deklaroi se ka si synim arritjen e misionit për 2030 për ta çuar vendin në BE, transformimin dhe integrimin, për të hapur 2 grupkapituj të rinj deri në fund të vitit të ardhshëm.

Hasani: Më 15 tetor 2025 kongresi dytë ndërqeveritar Luksemburg me negociatat e rëndësishme për Shqipërinë, me mesazh të qartë se jemi të gatshëm për anëtarësim dhe kontribuojme për stabiliteti. Më 30 tetor hapëm dy kapituj të rinj me BE dhe shumë e rëndësishme. Polonia merr presidencën e BE dhe do kërkojmë të na ndihmojë të hapim 2 kapituj të rinj shpresojmë të avancojmë më tej drejt integrimit. Kemi synim arritjen e misionit për 2030 për ta çuar vendin në BE, transformimin dhe integrimin, për të hapur 2 grupkapituj të rinj deri në fund të vitit të ardhshëm. Mbajtja e komunikimit të hapur me vendet e BE, pjesëmarrja në nismat rajonale si procesi Berlinit dhe takimi rajonal. Të ndërtojmë imazh të fortë dhe të besueshëm për Shqipërinë dhe ne jemi të angazhuar. Kemi plan të qartë që Shqipëria të realizojë aspiratat europiane, jemi të bindur se do e realizojmë deri në vitin 2030 dhe kjo kërkon bashkëpunim nga ne dhe të gjithë së bashku.

/vizionplus.tv

Read Entire Article