Në lokal dhe dy automjete janë djegur me benzinë gjatë natës në fshatin Kalivaç, Lezhë.
Lokali dhe automjetet e ishin në pronësi të 62-vjeçarit P.Gj, i cili bëri dhe denoncimin në polici.
Ngjarja ka ndodhur në orën 00:15, ku policia brenda pak orëve bëri të mundur identifikimin e autorit E.C 57 vjeç nga Lezha.
Po punohet për kapjen e tij dhe identifikimin e autorëve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel