Dokumenti/ Alibeaj kërkesë Nikollës: Do jem deputet jashtë grupit parlamentar të PD

4 months ago 24

Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për t’u larguar nga grupi parlamentar i PD, veprim ky i ndërmarrë pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila i dha vulën dhe logon e partisë Sali Berishës.

Mësohet se Alibeaj ka kërkuar të cilësohet si deputet jashtë grupeve parlamentare.

Në mbështetje të nenit 15 pika 8 e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ju njoftoj për largimin tim nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Për këtë shkak, e sapo ju, të bëni njoftimin në seancën plenare më të parë, pozicioni im, në kuadër të organizimit të brendshëm të Kuvendit, do të jetë ai i “Deputetit jashtë grupeve parlamentare”. Ky deklarim imi, përfshin edhe rishikim të pozicioneve përfaqësuese, politike dhe administrative të mia, brenda strukturimit të deritanishëm të Kuvendit”, thuhet në kërkesën e Alibeajt.

Ai shton më tej se kjo është një vendimmarrje personale dhe politike që e ka marrë me vullnet të lirë.

Katër ditë më parë, Alibeaj reagoi në lidhje me vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit e cila i dha vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi se nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD se drejtuar nga Berisha dhe politika e tij e vjetër.

Alibeaj ka shtuar gjithashtu se për të qenë demokrat sot, duhet të jesh “berishist”, dhe sipas tij kjo është një gjë që nuk e bën dot./vizionplus.tv

Read Entire Article