Mjeku Edmond Gashi, nën hetim për skandalin e Onkologjikut, theu masën e arrestit shtëpiak duke drekuar në fshatin Kus.
Për t’i shpëtuar penaliteteve ai u sigurua që të mos linte gjurmë. Për këtë, mjeku është ndihmuar nga një 22-vjeçar,i cili ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar mjeku.
Lexo edhe :
Related Posts
Megjithatë, Policia e Tiranës mori informacion në rrugë operative se mjeku Gashi e kishte thyer masën “arrest në shtëpi” dhe kishte frekuentuar ambientet e një lokali në fshatin Kus.
Po ashtu, 22-vjeçari që fshehu pamjet filmike akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.