Dosja 5D, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për ish-zyrtarët e bashkisë Tiranë

6 months ago 8

Sot (30 mars) është mbajtur seanca për  ish-drejtorët dhe ish-zyrtarët e bashkisë Tiranë për të cilët SPAK lëshoi 3 ditë më parë urdhër arreste.

Vizion Plus mëson se Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat qe SPAK vendosi 3 dite me pare për ish-zyrtarët.

Lexo edhe :

Related Posts

Kujtojmë se SPAK firmosi 9 fletëarreste për zyrtarë e ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.

Për tre prej tyre prokuroria e posaçme  urdhëroi  masën shtrënguese të arrestit në burg, ndërsa për 6 të tjerët detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore.

Në pranga përfunduan ish-kreu i Inspektoriatit Ndërtimor në Tiranë Mariglen Qato dhe Redi Molla Ish-drejtor i Ujësjellës kanalizimeve në Tiranë.

Ndërkohë, që u caktua  një masë e dytë arresti në burg për Taulant Tushën që është arrestuar më herët për dosjen e inceneratorit të Tiranës.

SPAK njoftoi zyrtarisht në bashkëpunim, ku ata krijuan kushtet që në procedura tenderimi, fituese të shpallej kompania që indirekt ishte zotëruar prej tyre.

Bëhet fjalë për kompaninë 5D që marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi ku autoritet kontraktor është UKT.

Nga burimet e provave të mbledhura në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion.

Në disa procedua prokurimi, e kanë favorizuar dhe i kanë krijuar këtij subjekti tregtar avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik.

Sa i takon ish drejtorit të arrestuar për dosjen e inceneratorit, Taulant Tushe, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave spak thote se i ka favorizuar pronaret e vertete te 5D që perfunduan ne burg.

Ndërsa në masën më lehtesuese ate te detyrimit te paraqitjes prokuroria la Eglantina Zeren, Enton Punavian, Julian Zanajn dhe Albano Jankun që ishin anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Debora Keçi si autoritet kontraktor dhe administratorin e kompanise 5D Nestor Muhametllari.

Në bashkëpunim ata akuzohen për Korrupsion, Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike dhe Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive.

EMRAT

Eglantina Zere
Enton Punavia
Debora Keçi
Nestor Muhametllari
Julian Zanaj
Albano Janku
Redi Molla
Taulant Tusha
Mariglen Qato

/vizionplus.tv./

Read Entire Article