Këtë të premte po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj demokratit, Ervin Salianji, lidhur me dosjen “Babalja”. Mbrojtja e të pandehurve ka kërkuar që trupa gjykuese të marrë në pyetje edhe kryeministrin Edi Rama, Taulant Ballën, Fatmir Xhafaj dhe Përparim Kullurin.
“Kërkojmë rrëzimin e vendimeve të ndërmjetme që nuk lejoi marrjen e dëshmive. Kërkojmë thirrjen e të gjithë dëshmitarëve, ku përfshihen: Edi Rama, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Perparim Kulluri, Ardi Veliu, Erion Braçe, Eduard Shalsi”, deklaroi mbrojtja.
Lexo edhe :
Related Posts
Po ashtu, u kërkua riçelja e shqyrtimit gjyqësor.
“Na u refuzua nga shkalla e parë, pyetja e një sërë dëshmitarësh të rëndësishëm”, theksoi mbrojtja.
“Geron Xhafa ishte i dënuar në Itali për drogë dhe ishte i lirë në Shqipëri dhe kishte vëllain minister të Brendshëm. Ne nxorëm dokumentin dhe e denoncuam por s’pati asnjë reagim”, tha Salianji.
“14 maj 2018 është bërë kallëzimi. Ka pasur zero reagim nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa, ka pasur zero reagim nga prokurorët që tashmë janë bërë avokatë.
Iu deshën tre ditë që të reagonin, e të thuhej nga vëllai i ish- ministrit, Geron Xhafaj, i dënuar 7 vjet në Itali për trafik ndërkombëtar droge, se nuk ishte zëri i tij. Me Alfred Alizotin dhe Albert Veliun (Babalen) nuk kam asnjë njohje”, tha ai.
Sipas mbrojtjes, Perparim Kulluri, Ardi Veliu për deshminë e tij , Andi Enesi, Sokol Xhani, duhet të dëshmojnë pasi kanë kryer veprime aktive./vizionplus.tv