Nikolla Hafësllari, u arrestua për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, së bashku me katër persona të tjerë. Ata kërkuan pesë mijë euro për të ndërhyrë pranë Gjykatës së Apelit të Korçës për të lehtësuar masën e sigurisë së Blerand Kozicit, i vënë në pranga për trafik klandestinësh.
Në dosjen e siguruar nga Top Channel, tregohet se Hafësllari është takuar me Ermal Kamberaj dhe shtetasen, Dajana Kodra në një kafe dhe më pas janë futur në gjykatë, në orën 10:18.
Në orën 11:52, ata kanë dalë dhe Kamberaj është drejtuar për në burgun e Drenovës. Më pas, Hafësllari është takuar me avokaten dhe janë futur në gjykatë. Më vonë, ai telefon Dajana Kodrën
Kodra: Ëhë hiç, këtu jam në punë. Ti do vish në zyrë? Apo… çar po ashu?
Hafësllari: Ahh, jam këtu në gjykatë unë, në zyra je ti
Kodra: Poo, po ja më prit. Hajde këtu se do ti shikojmë
Hafësllari:Mirë
Kodra: Po pi një kafe, hajde edhe ngjitu këtu në godina lart
Hafësllari:Mirë… hajt
Në dosje, zbardhet një tjetër bisedë e Hafësllarit me gruan e Blerand Kozicit, Artiana Kozicin.
Hafësllari: Nesër do mi dërgojë një shok mua, nga ora 09:00 janë këtu, nga Tirana do m’i dërgojë
Kozici: Mirë, edhe këto të dyja i kam unë këtu
Hafësllari: Ato i mori ay?
Kozici: Po i kam këtu
Hafësllari: I solli?
Kozici: Po
Hafësllari: eh mirë, ti nesër do vish në Korçë apo ke punë?
Kozici: Jam në punë, s’vij dot
Hafësllari: Uh mirë, do ashtu… vij unë ti marr te puna
Kozici: Hajde nesër në puna dhe ti jap aty
Hafësllari: Mirë
Top Channel