Agron Neza është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme. Emri i Nezës, u bë publik fillimisht, pas një hetimi në SHBA, i cili u ndërmor ndaj ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
SPAK ka nisur hetim mbi këtë çështje, ndërsa më herët është pyetur edhe Dorian Duçka.
Neza del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin.