Fatmir Bektashi do të paraqitet ditën e nesërme në orën 12 në SPAK.
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se Bektashi është hetuar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.
Lexo edhe :
Related Posts
Bektashi akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit Partizani.
Ndërkohë ditën e sotme, lideri i opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK.
Në mesditë kryetari i PD Berisha doli nga shtëpia e tij për herë të parë pas 8 muajsh për të shkuar në SPAK për tu njohur me akuzat. Para godinës së SPAK-ut kryetari i PD Berisha u prit nga mbështetësit dhe figurat drejtuese të PD të cilët ishin mbledhur në mbështetje të liderit të tyre e në shenjë proteste kundër SPAK-ut.
Berisha qëndroi 20 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku iu komunikua akuza për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani. /vizionplus.tv