Dosja “Partizani”/ Ndërtuesi Fatmir Bektashi mbërrin në SPAK

2 months ago 28

Fatmir Bektashi ka mbërritur në ambientet e SPAK ditën e sotme. SPAK ka mbyllur hetimet për çështjen “Partizani” dhe Bektashi pritet të njihet me akuzat.

Ai u hetua për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, por mbetet për tu parë nëse do të merret i pandehur për të njëjtat akuza apo jo.

Bektashi akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit Partizani.

Ditënc e djeshme, 11 shtator, lideri i opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK.

Në mesditë kryetari i PD Berisha doli nga shtëpia e tij për herë të parë pas 8 muajsh për të shkuar në SPAK për tu njohur me akuzat. Para godinës së SPAK-ut kryetari i PD Berisha u prit nga mbështetësit dhe figurat drejtuese të PD të cilët ishin mbledhur në mbështetje të liderit të tyre e në shenjë proteste kundër SPAK-ut.

Berisha qëndroi 20 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku iu komunikua akuza për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani. /vizionplus.tv

Read Entire Article