Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person dhe ka nisur procedim për dy të tjerë, pasi akuzohen për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.
Policia ka konstatuar në rrugën “Petro Nini Luarasi dy persona, të cilëve gjatë kontrollit iu gjetën doza kanabisi. Pas hetimeve, rezultoi se dy të ndaluarit e kishin blerë lëndën narkotike nga një 26-vjeçar, i cili u arrestua.
“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Petro Nini Luarasi”, shtetasit E. M. dhe A. Sh., të cilëve gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta dy shtetas, lëndën narkotike ia kanë blerë shtetasit H. H”, njofton policia.
Gjatë kontrollit, të arrestuari iu gjetën doza kanabisi, gati për shitje./vizionplus.tv