“Drejtësi për 21 janarin”, Manja: Vendimi i Strasburgut na lehtësoi, duhet hetim në të gjitha dimensionet

9 months ago 27

“Drejtësia të bëjë drejtësi për 21 janarin”. Kështu ka deklaruar ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një prononcim për mediat, ku theksoi se ajo ngjarje që la pas 4 viktima të hetohet në të gjitha dimensionet e saj. Vendimi i Strasburgur për “21 janarin” ishte lehtësues për ne thotë Manja, teksa “topin” tashmë e lë në “portën” e drejtësisë shqiptare.

Unë kam një qëndrim konstant timin për 21 Janarin që në vitin 2011 dhe deri më sot. Unë kam kërkuar drejtësi për 21 Janarin. Drejtësia të bëjë drejtësi për 21 Janarin. Këtë kemi pritur, kërkuar dhe presim nga drejtësia: Të zvardhet e vërteta për 21 Janarin në të gjithë dimensionin e saj si ngjarje. Tashmë ka edhe një këndvështrim tjetër për 21 Janarin. Ndihemi pak të lehtësuar dhe të qetësuar, është vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Është një lehtësim për ne ky vendim, tashmë i takon drejtësisë të bëjë drejtësi”, tha Manja.

Ministri i Drejtësisë u pyet po ashtu edhe për gjykatat e arbitrazhit.

Çështja e zgjedhjes së arbitrave dhe dhomave të arbitrazhit është zgjedhje e palëve që vendosin vetë se ku do t’i zgjidhin mosmarrëveshjet. Nuk është një çështje e prerë me thikë. Kjo është çështje e vullnetit të palëve.

Ka një faturë financiare, të përllogaritje të gjyqeve që humbëm, por edhe atyre që fitohen. Nëse kërkohet ky informacion, Avokatura e Shtetit ka informacionin e plotë lidhur me këtë pyetje”, përfundoi Manja./vizionplus.tv

Read Entire Article