Policia ka vënë një pranga një drejtues mjeti, i cili kryente manovra të rrezikshme në afersi të rrugës interurbane Tiranë – Rinas. Pas ndalimit, policia kreu një test dhe rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte nën efektin e kokainës.
Po ashtu, automjeti që ai drejtonte nuk ishte i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm.
“Drejtuesi i automjetit me iniciale Xh.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit, në afersi të rrugës interurbane Tiranë – Rinas, si dhe në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “T1B COC” (Cocaine), gjithashtu drejtonte një automjet me dokumentacion të përfunduar”, njofton policia.
Ai akuzohet për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.