“Drejtuesi i Policisë së Shkodrës u zgjodh nga bandat”, ministri Hoxha i përgjigjet Bardhit: Gënjeshtër, bisedat janë të vitit 2021

2 months ago 37

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha përgënjeshtroi akuzat e ngritura nga demokrati Gazmend Bardhi, i cili deklaroi gjatë fjalës së tij në kuvend që drejtori aktual i policisë së Shkodrës është emëruar me urdhër të eksponentëve kriminalë në këtë qytet.

Ministri i Brendshëm theksoi se kjo nuk është e vërtetë pasi Edmond Sula u zgjodh drejtor në vitin 2023, ndërsa bisedat e cituara nga demokrati Gazmend Bardhi datojnë që nga viti 2021.

Lexo edhe :

Related Posts

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka ngritur akuza të forta ndaj drejtorit aktual të Policisë Shkodër, duke e cilësuar si personazh i lidhur me bandat kriminale.

Sipas tij, ky informacion faktohet nga bisedat e bëra në SkyEcc nga eksponentë kriminal.

“E dija që ishe ekspert i inceneratorëve, por që ishe bërë ekspert i mbetjeve këtë s’ma kishte marrë mendja.  Meqë fole se ia di mirë punëve të shtetit, e meqë na akuzove se të kemi baltosur te Rai, atje të thanë se je i lidhur me krimin e organizuar. Si ta quajnë drejtorin e Policisë Shkodër, ta them unë kush ta ka emëruar. Kodi Sky ECC, o vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm, di gjë ti?! Po, por kam frikë se nuk e bën. Ndërhyn prapë, mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla. Mondi në fakt është drejtori aktual i Policisë Shkodër që u emërua një muaj pas këtij ministrit në fjalë, përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend. Për çfarë e akuzon ti opozitën?!

Ne po abuzojmë me të drejtën për të kërkuar ty llogari? Po patjetër që do japësh llogari. Kur zotrote i ke dorëzuar pushtetin, policinë e portin e Durrësit krimit të organizuar, përgjegjësia i mbetet opozitës. Ky nuk di asgjë, këtij ia hanë dardhat pas shpine, ky është i pafajshëm, fajin e ka opozita që e baltos dhe ky nuk ka asnjë shpjegim. Ju them me përgjegjësinë më të madhe qytetare dhe morale thotë ky, përveçse politike që Ilir Beqaj është sot ministri më i sulmuar si Tahiri që është i kryesulmuar, janë reformatorë. Kjo ishte deklarata dhe kur i dolën faktet se si njëri, si tjetri kishin abuzuar me detyrën, tha “di unë ç’kanë bërë ata?!” /vizionplus.tv

Read Entire Article