Një sulm nga një automjet pa pilot (dron) ukrainas dëmtoi një traget dhe i mori jetën një personi në portin e Kafkaz, në rajonin jugor të Krasnodarit të Rusisë, njoftoi sot guvernatori i rajonit, Benjamin Kondratiev.
“Një zjarr që shpërtheu në port për shkak të sulmit me dron u shua më vonë”, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, duke cituar një burim në shërbimet e urgjencës.
Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur lajmin e sulmit dhe deri më tani Kievi nuk ka reaguar.
Porti i Kafkazit ndodhet në një rrip të ngushtë toke përballë gadishullit të Krimesë. Tragetet atje shërbejnë për të lidhur Rusinë me Krimenë, të cilën Moska e aneksoi nga Ukraina në 2014.
Rusia gjithashtu eksporton naftë dhe drithë nga ky port nëpërmjet Detit të Zi. Në maj, forcat e armatosura ukrainase njoftuan se kishin goditur terminalin e naftës në portin Kafkaz me raketa./vizionplus.tv