Spanjollët mbushën rrugët e Valencias një natë më parë për të kërkuar dorëheqjen e drejtuesit të rajonit, i cili udhëhoqi reagimin ndaj përmbytjeve katastrofike që vranë më shumë se 200 njerëz.
Shirat e rrëmbyeshëm që filluan natën e 29 tetorit kanë lënë pas 220 të vdekur dhe rreth 80 persona të cilët rezultojnë ende të zhdukur.
Banorët protestuan për mënyrën se si u trajtua incidenti, nga drejtuesi i rajonit të Valencias, Carlos Mazón pasi administrata e tij dështoi të paralajmëronte qytetarët deri kur katastrofa kishte nisur.
Autoritetet e Valencias janë kritikuar ashpër për mospërgatitjen e duhur pavarësisht se Agjencia Shtetërore Meteorologjike kishte paralajmëruar 5 ditë para përmbytjeve se mund të kishte një stuhi të paprecedentë shiu.
Pjesmarrja zyrtare e protestuesve të së shtunës në mbrëmje u vlerësua në rreth 130 mijë. Shumë prej tyre marshuan paqësisht deri përpara bashkisë ndërsa të tjerë u përleshën ashpër me forcat e policisë. Shumë protestestues mbanin pankarta ku shkruhej “Mazón dorëhiqu” apo “Duart tona janë njollosur me baltë, tuajat me gjak”.
Më herët përpara protestës, shefi i rajonit të Valencias kishte thënë e do të gjente zyrtarët përgjegjës por përpara kësaj do të pastronte qytetin dhe do t’ju vinte në ndihmë personave në nevojë.
Kritika të shumta ka pas edhe ndaj kryeministrit të vendit Pedro Sanche, mbretit të vendit apo zyrtarëve të tjerë. /vizionplus.tv