Motori i një avioni pranë aeroportit Fiumicino në Romë mori flakë menjëherë pas ngritjes.
Dëmtimi dyshohet se është shkaktuar nga përplasja me disa zogj në fluturim. Avioni u nis për në Shenzhen të Kinës dhe u ngrit rreth orës 10:30 të mëngjesit të këaj të diele.
Aeroplani ka bërë disa rrotullime në lartësi për të shkarkuar karburantin përpara se të bëjë një ulje emergjente.
Në aeroport, zjarrfikësit kanë shkuar në pistë.