“Duan të na shfarosin”, kryeministri libanez anulon gjithçka, niset drejt Nju Jork

1 month ago 23

Lufta në Lindjen e Mesme sa vjen dhe zgjerohet, teksa sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe Libanit po shkaktojnë mjaft viktima.

Mbrëmjen e së martës u regjistruan sulmet më të rënda nga Izraeli drejt Libani, që nga viti 2006, që lanë pas rreth 500 viktima e mijëra të plagosur.

Lexo edhe :

Related Posts

I gjendur në këtë situatë, kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikatit, ka vendosur “në dritën e zhvillimeve të fundit” të udhëtojë në Nju Jork, në selinë e Kombeve të Bashkuara, duke anuluar një takim të kabinetit të planifikuar për këtë mëngjes.

Njoftimi erdhi pas raportimeve të mëparshme se Mikati kishte anuluar udhëtimin për të qëndruar në vend mes sulmeve intensive izraelite.

Mikati e quajti agresionin e Izraelit “një luftë shfarosjeje” dhe një “plan shkatërrues që synon të shkatërrojë fshatrat dhe qytetet libaneze”.

Ai u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Asamblesë së Përgjithshme dhe vendeve me ndikiqë të pengojnë agresionin izraelit./vizionplus.tv

Read Entire Article