Dy akuza për Jamarbër Malltezin, merret i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash

2 months ago 25

Ndryshe nga ish- kryeministri i vendit, pozita ligjore e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi është më e rëndë. SPAK e mori atë të pandehur për dy akuza, atë të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe pastrim parash. Menjëherë pasi u njoh me aktakuzat, Malltezi thotë:

 “Akuza të trasha. Gënjejnë kaq shumë këto prokurorë, janë afërmendsh shërbyes të qeverisë. Kanë gënjyer dhe janë për tu keqardhur. Kush i bën të gënjejnë aq trashë, sa nuk vendosin planin e 2008, i firmosur nga Edi Rama. Njerëz që gënjejnë, thjesht duhen mëshiruar. Nga njëra kemi Ramën që nxjerr 4 VKM për të vjedhur pronën e pronarëve. Nga ana tjetër, kemi ndërtimin e çerdheve. Janë të njëjtat akuza. Jemi në situate afërmendsh. Aty nuk isha as 5 minuta, nuk pashë më shumë”.

Akuza e korrupsioni pasiv parashikon një dënim me 4 deri në 12 vjet heqje lirie ndërsa ajo e pastrimit të parave nga 7 deri në 15 vjet. Ndërkohë, avokatet e tij brenda 10 ditësh pritet të pajisin SPAK me kundër argumentet për provat e deritanishme.

Dy prokurorët që e kanë vënë nën hetim Jamarbër Malltezin e akuzojnë atë se ka përfituar nga pozita e vjehërrit të tij për të ndëtuar 17 kulla banimi mbi trojet e dikurshme të kompleksit sportiv Partizani./vizionplus.tv

Read Entire Article