Dy makina marrin flakë në lëvizje, drejtuesit e mjeteve dolën në kohë pa pësuar lëndime

1 month ago 34

Dy automjete u dogjën sot por fatmirësisht nuk pati të lenduar. Në sarandë një makinë mori flakë në lëvizje në qendër të qytetit.

Shoferi i mjetit arriti te dilte në kohë nga makina. Dyshohet se shkak u bë një shkëndijë eklektrike.

Edhe në fshatin Diellas të Pustecit një automjet u shkrumbua totalisht pasi u përfshi nga flakët.

Drejtuesi i mjetit “Mercedes Benz” ishte duke udhëtuar në drejtim të Korçës kur makina e tij papritur shpërtheu në flakë.

Pavarësisht përpjekjes se forcave zjarrfikese mjeti u shkrumbua i gjithi./vizionplus.tv

Read Entire Article