Dy të plagosur në Malësi të Madhe, identifikohet autori me precedent penalë, RENEA i vihet pas

2 months ago 25

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri paraditen e së dielës në Vrakë të Malësisë së Madhe.

Dinamika e ngjarjes dhe arsyet mbeten ende të paqarta.

Autori i identifikuar i kësaj plagosje të dyfishtë Lul Rakaj ka qëlluar në drejtim të Besmir Çofit dhe Avenir Hasanajt, teksa ata ndodheshin në hyrje të një lokali në rrugën kryesore që lidh Shkodrën me Koplikun.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore me një automjet privat. Njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi plumbi e ka goditur në gjoks.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor. Ndërsa me qëllim kapen e autorit, i cili është larguar duke marrë me vete dhe armën e zjarrit tip pistoletë, kanë shkuar dy grupe të Forcave Speciale RENEA.

Territori po kontrollohet edhe nga ajri pasi autori besohet të jetë larguar drejt malësisë së mbi Shkodrës.

Rakaj rezulton person me precedent penal, pasi afro 15 vite më parë ka ekzekutuar me armë shtetasin Kolë Mushkun në Hot të Malësisë së Madhe. Ky i fundit i ka vrarë babain, ngjarje kjo që solli edhe reagimin e Rakajt për hakmarrje. /vizionplus.tv

Read Entire Article