Dy të vrarë në Korçë, reagon policia

8 months ago 23

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë me dy të vrarë në Korçë. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.18, ku një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj 40-vjeçarit të identifikuar si, Emiljano Pine dhe më pas është vetëvrarë. “Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit”, njofton policia.

Uniformat blu kanë sekuestruar armën e krimit dhe gëzhojat e gjetura në vendngjarje. Po ashtu, janë sekuestruar kamerat përreth për të përcaktuar dinamikën e krimit./vizionplus.tv/

Lexo edhe :

Related Posts

Read Entire Article