Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një panel diskutimi me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, teksa ndodhet në Pragë, aty ku po mbahet forumi GLOBSEC 2024.
Gjatë panelit me temën “E ardhmja e Europës. Çfarë na pret?” u diskutua për agresionin rus në Ukrainë dhe mbështetjen që Europa i ka dhënë Kievit.
Rama, në fjalën e tij tha se nuk ka asnjë arsye që Rusia të jetë aleat i Shqipërisë, teksa shtoi se që nga viti 1990 nuk ka pasur asnjë vizitë të zyrtarëve të lartë rusë apo shqiptarë në Moskë dhe Tiranë.
“Nuk ka asnjë interes, as nevojë ta shohësh Rusi si aleat toninpër aq kohë sa në Rusi ëndrra për një variant të caktuar të imperializmit nuk do të zhduket. Jemi i vendi në Europë që prej vitit 1990 nuk ka pasur asnjë vizitë nga autoritetet e Moskës tek ne dhe nga ne në Moskë.
Në shek e 21, çdo mosmarrëveshje apo mënyrë e ndryshme e të kuptuarit nuk zgjidhet duke dërguar një ushtri. Dua të përmend historinë domethënëse të himnit rus. Kur Stalini i kërkoi autorit të shkruan, ai e bëri. Kur Krushovi mori pushtetin, i kërkoi të njëjtit autor ta ndryshonte. Edhe Putin kërkoi ndryshim të tekstit, por kurrë muzikën”, tha Rama./vizionplus.tv