Një 17-vjeçar shqiptar u vra me thikë mbrëmjen e 23 qershorit në Itali. I mituri është identifikuar si Thomas Luciani. Ngjarja ndodhi në një park në Pescara. Dy autorët e mitur, njëri djali i një avokati, dhe tjetri djali i një polici u vunë në pranga.
Sipas medieve italiane, i mituri shqiptar i detyrohej 250 euro njërit prej dy autorëve. Ata e kanë goditur 25 herë me thikë shqiptarin, pesëmbëdhjetë goditje të shkaktuara nga njëri, dhjetë nga tjetri.
Lexo edhe :
Related Posts
Ata e sulmuan Thomasin edhe kur ai po vdiste në tokë, duke pështyrë mbi të dhe duke i fikur një cigare në fytyrë.
Pas kësaj dy autorët shkuan në plazh ku u takuan me miqtë e tyre, dhe u lanë në det.
Një prej djemve që ishte me dy të arrestuarit kur është marrë në pyetje ka deklaruar:
“Unë nuk reagova në asnjë mënyrë. Thomasi po bënte zhurma gati vdekjeje dhe i thanë të mbyllte gojën… Unë u trondita, nuk dija çfarë të bëja, doja t’i ndaloja ata, por nuk e dija se si, ndërsa ata po e godisnin. Pavarësisht asaj që ndodhi, ne shkuam në breg të detit për të notuar. Aty njëri nga dy vrasësit “hodhi thikën që kishte mbështjellë me një çorape të lyer me gjak, duke e lënë pas shkëmbinjve”.
Thomas Luciani ishte braktisur nga prindërit në moshën 3-vjeçare dhe që atëherë jetonte me gjyshen e tij Olga. Kjo e fundit duke folur për mediat italiane tha se drejtësia do të dalë në dritë herët a vonë.
“Drejtësia do të dalë në dritë herët a vonë. Shpresoj. Nuk mund të vrasësh një djalë ashtu. Ai ishte i vogël, shumë i vogël. Ai ishte një djalë i mirë. Ai kishte sjelljet që kanë të gjithë djemtë e kësaj moshe. Ai nuk ishte i varur nga droga. Ishte tre vjeç e gjysmë kur prindërit e braktisën, unë e rrita, isha nëna e tij”./vizionplus.tv