E kishte lënë të parkuar për shkak të një defekti, 43-vjeçarit nga Elbasani i vjedhin targat e makinës

6 months ago 26
Reklamë

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet pas kallëzimit të një 43-vjeçari se  ikanë vjedhur targat e makinës.

Sipas njoftimit, shtetasi E. Ç., 43 vjeç, banues në Elbasan, ka kallëzuar se i kanë vjedhur targat e automjetit të tij. Makina ndodhej e parkuar në anë të rrugës, në aksin rrugor  “Elbasan-Peqin”, për shkak të një defekti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Read Entire Article